Duhet të pyesni Alban Xhaferin, jo mua. Më vjen keq, nuk mund të them asgjë më tepër për ecurinë e ekipit”. Kështu u shpreh dy ditë më parë për “Panorama Sport” ish-trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.

Dje gazeta kontaktoi vetë presidentin e kuqebluve, duke e pyetur nëse ka ndonjë reagim pas ironisë së gjermanit, mirëpo Xhaferi evitoi polemikat.

Palët nuk ranë dakord për prishje konsensuale të kontratës, teksa gjermani tashmë pret të shlyhet nga klubi deri në fund. 

Pas largimit, Brdariç ironizoi edhe në mediat gjermane duke theksuar se shkarkimi i tij kishte ardhur sepse Vllaznia kërkonte të kursente në muajt e fundit të sezonit.