Skuadra e Inter ndodhet në Japoni, ku është pjesë e një turneu që po organizohet me pjesëmarrjen e disa prej ekipeve më të mira në botë.

Pjesë e skuadrës zikaltër këtë sezon është edhe sulmuesi francez Marcus Thuram, që u transferua këtë verë nga Borussia Monchengladbach.

Në një event të Nike që u organizua në Osaka, sulmuesi 25-vjeçar ka folur për ditët e para si interist. “Po përpiqem të gjej koordinatat e duhura në fushë me shokët e mi të rinj të skuadrës. Këto janë ditët më të mira për t’u shfrytëzuar së bashku, për t’u përgatitur sa më mirë”, tha Thuram.

Marcus Thuram është djali i një legjende të futbollit francez, Lilian Thuram. “Unë jam gati për të luajtur ndaj Al Nassr dhe jam i lumtur që punoj me këtë gup lojtarësh. Janë njerëz që më kanë pritur mirë dhe po më ndihmojnë të përshtatem sa më shpejt me kërkesat e trajnerit”, tha francezi.