Gjendja e vështirë që po kalon Shqipëria nga tërmetet ka prekur të gjithë tifozët, madje edhe ata të vendeve fqinje.
Ditën e sotme tifogrupi i skuadrës greke Aris, “Super3” nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shprehin solidarizimin e tyre për situatën në vendin tonë dhe gjithashtu njoftojnë se kanë nisur mbledhjen e ndihmave për personat e prekur nga tërmeti. “Në Shqipërinë fqinje, pas një tërmeti të fuqishëm, ka dhjetëra persona të vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë të plagosur.
Ne kemi në mendje situatën e vështirë që kaluam vetë me tërmetet e mëdha në dekadat e fundit. Vdekja , shkatërrimi dhe dhimbja njerëzore është e njëjtë, pavarësisht gjuhës që flet njeriu ndjen dhimbje. Dhe pikërisht këtë dhimbje askush nuk meriton ta ketë. Shprehim ngushëllimet tonë familjarëve të viktimave, atyre që i kemi njohur me dekada në punët tona, sheshet dhe ekskursionet.
Shprehim solidaritetin tonë për personat që shpëtuan që me zemrat e pikëlluara kanë nevojë të marrin veten dhe të rindërtojnë qytetet dhe jetët e tyre. Forca vëllezër, dhimbja juaj është edhe e jona. Durim vëllezër, vuajtjet tuaja janë edhe tonat.
Tashmë kemi nisur të mbledhim ndihma për fëmijët dhe njerëzit që kanë nevojë për ne pasi janë në pozitë të vështirë. Ftojmë të gjithë tifozët që të japin ndihmat e tyre, me këpucë, batanije, ilaçe, rroba, të cilat nga java e ardhshme dhe deri në krishlindje, do ti dërgojmë në Shqipëri.”, shkruan tifogrupi grek.