Në Air Albania po luhet derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit, teksa pak para vërshëllimës për fillimin e takimit të javës së 13-të të Superiores është vënë re një banderolë.

Bëhet fjalë për një mesazh që Blue Boys i drejtohen trajnerit të dinamovitëve, Bledi Shkëmbi. Tifogrupi i Dinamos shkruan me ironi: “Ferguson nuk bëhesh kurrë! Shko e shif picat në furrë”.

Tifozët e skuadrës së sapo ngjitur në elitë janë të pakënaqur nga puna e trajnerit, pasi skuadra ka marrë 3 humbje dhe 1 barazim në 5 ndeshjet e fundit.

Ekipi i drejtuar nga Shkëmbi renditet në vendin e shtatë, me rezultatet e deritanishme që s’i shkojnë përshtat historisë së Klubit.