Sevilla arriti mbrëmë të siguronte një vend në finalen e madhe të Europa League.
Ajo arriti të mposhte Manchester United me rezultatin 2-1, skuadrën e fundit angleze në garat Europiane .
I vetmi që mundi të linte gjurmë në ndeshjen e mbrëmshme nga skuadra e Man Utd ishte mesfushori Paul Pogba.
Ai u vlerësua ‘Lojtari Ndeshjes’ nga faqja ‘Whoscored” me notën 8.4, ndërsa reparti i prapavijës së bashku me portierin ishin një dështim total.
Te skuadra spanjolle e Sevillas ishte portieri që u vlerësua më lart, ai mori notën 7.9, pritjet e tij vendimtare ishin kontribuesi kryesor që skuadra të arrinte finalen e kompeticionit.