Erzeni do të udhëtojë ditën e nesërme për t’u përballur me Vllazninë në tranfertën e ‘Loro Boriçit’ ku do të zhvillojë ndeshjen e javës së 11-të të Superiores.

Shijakasit kërkojnë të kthehen më çdo kusht te fitorja pas 2 ndeshjeve të fundit ku u janë kënaqur vetëm lojës e jo rezultatit teksa kanë marrë vetëm 1 pikë.

Pozita në tabelë nuk lejon hapa fals dhe në Shkodër do të tentohet fitorja. Klubi shijakas u ka ardhur në ndihmë tifozëve teksa do të ketë sërish autobusa falas, si gjithmonë, për të zhvilluar një tjetër transfertë masive në Shkodër si ajo e vjetshmja.

Nderkohe edhe ne rradhet e tifozerise shkodrane duket se ka interes per kete takim, nisur edhe nga ndryshime ne pankine dhe prandaj presin nje reagim te skuadres se Vllaznise ne perballjen ndaj Erzenit.