Vetem dy dite pas doreheqjes se Altin Xhahyses nga pankina e Terbunit, drejtuesit e klubit pukjane kane gjetur edhe zevendesuesin e tij i cili do te filloje pune qe nga dita e neserme me skuadren.

Burime prane klubit Terbuni bejne te ditur ne menyre ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” se “timonieri” i ri i skuadres se tyre do te jete nje emer i njohur, pikerisht Sinan Bardhi.

Ai eshte nje ekspert i ketyre kampionat teksa gjate karrieres se tij dhe tashme do te mundohet qe fale eksperinces qe zoteron, ta riktheje edhe Terbunin ne rrugen e pretendimeve.

Starti i kesaj skuadra ka qene jo i duhuri ne kete fillim- kampionati dhe si rrjedhoje pas humbjes te javes se kaluar 1-3 ndaj Ilirise, trajneri i meparshem Altin Xhahysa dha doreheqjen nga drejtimi i saj.

Bardhi do te debutoje ne krye te Terbunit ne ndeshjen e fundjave ndaj Naftetarit e cila do te luhet ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes./SHKODRA-SPORT.COM/