Home FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Tifozët e Vllaznisë pro qendrimit të Cungut në pankinë

Tifozët e Vllaznisë pro qendrimit të Cungut në pankinë

0
Tifozët e Vllaznisë pro qendrimit të Cungut në pankinë

Në Shkodër ditët e fundit, opinioni sportiv ka qenë i ndarë për një qëndrim sërish të Armando Cungut në pankinën e Vllaznisë edhe për sezonin e ri apo jo. Natyrisht që ka patur edhe zëra kundër, madje edhe nga njerëz të futbollit. Të tjerë mendojnë që nuk është faji i Cungut por i menaxhimit të klubit nga ana e Bashkisë.

Megjithatë shumica e sportdashësve duket se ka përkrahur qëndrimin e këtij trajneri në pankinën kuqeblu edhe për një sezon tjetër. Faqja “Vllaznia Channel TV” ka realizuar një sondazh për ndjekësit e saj për të parë nëse janë “”pro” apo “kundër” Cungut. Komentet kanë qenë të shumta por interesant është fakti se mbi 90 për qind e atyre që kanë marrë pjesë në këtë sondazh, janë “pro” trajnerit. Kjo natyrisht që tregon më së miri për mbështetjen që ai ka tek shumica e tifozëve dhe pavarësisht se ka edhe kundërshtarë, këta të fundit do e ndihmojnë për të përmirësuar edhe ndonjë gjë që se ka bërë si duhet në këto 18 muaj që ai është në krye të Vllaznisë.

© shkodrasport.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here