HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETifozët krutanë kritika të ashpra për lojtarët për ndeshjen me Vllazninë

Tifozët krutanë kritika të ashpra për lojtarët për ndeshjen me Vllazninë

Kastrioti shijoi gjashtë javët më të mira në Superiore dhe vetëm dje pësoi humbjen e parë. Në ndeshjen me Vllazninë, trajneri Ramazan Ndreu qëndroi në këmbë gjatë gjithë ndeshjes, madje krahas udhëzimeve për ekipin, nuk e ndau as çadrën nga dora për shkak të reshjeve të shiut.

Gjatë ndeshjes nuk munguan kritikat për lojtarë të veçantë, teksa stafi i kërkoi mbrojtësit të majtë, Indrit Prodani, të tregohej i kujdesshëm në ndërhyrje, për të mos marrë karton të verdhë, pasi do të plotësonte numrin katër të tyre.

Por, në fushë ndodhi e kundërta dhe tashmë titullari i Kastriotit do të mungojë në Ballsh.

Në ndeshjen e djeshme u kritikua edhe Silvester Shkalla, madje disa tifozë i kërkonin Ndreut ta largonte nga fusha kur u pësua goli i dytë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments