Përmbysje e çmendur e Partizanit në “Elbasan Arena” kundër kampionëve në fuqi të Teutës. “Demat” shënuan dy gola në shtesa duke mposhtur 2-1 ekipin e Edi Martinit dhe duke e nisur shumë mirë fazën e dytë në Abissnet Superiore.

Lojtarët e kuq nxituan të festonin suksesin emocionues me tifozët, por grupimi “Guerrils” kishte diçka kundrejt tyre. Disa fjalë u thanë, me lojtarët e Dajës që dëgjuan pretendimet e ultrasëve

Madje në fund u afrua edhe Olsi Rama. Drejtori i të kuqve u përzë nga ata, të cilët nuk donin të bisedonin me të referuar asaj që ndodhi një javë më parë në “Air Albania”.

Për këtë, ka shkruar Dritan Laçi. Gazetari i njohur, njëkohësisht tifoz i kuq bën ironi me kreun e klubit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“O Olsi nuk i ble dot tifozët e Partizanit siç të blen vëllai fermerët. Harroje!”, shkruan ai në facebook.