Kjo jave ka qene shume e mbare per ekipet e “Djelmnise shkodrane” qe marrin pjese ne kampionatet e Liges Amatore qe organizon Shoqata Rajonale e Futbollit ne Shkoder. Te tre ekipet e saj kane arritur te fitojne sot ndaj kundershtareve madje me rezultate te thella.

Keshtu, sa i takon kampionatit te 11 vjeçareve, “Djelmnia shkodrane” eshte ndeshur me ekipin e Vllaznise dhe ka fituar ndaj tij me rezultatin 10-5. Golat per skuadren e drejtuar nga trajneri Bledar Marshiq jane shenuar nga Rrahishta (3), Dodaj (2), Fernosi (2) dhe Stajka, Metoja dhe Mehmetaj nga nje gol.

Nderkohe ne kampionatin e 13 vjeçareve, “Djelmnia shkodrane” eshte ndeshur me ekipin “Atletik A” dhe ka fituar me shifrat e thella 8-0. Autore te golave per skuadren e drejtuar nga trajneri Fatmir Marku kane qene futbollistet Hajdari (2), Geshtenja (2), Bregu (2) dhe Rrasa e Metalla nga nje gol secili.

Edhe “Djelmnia shkodrane” U15 ka fituar sot ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin sportiv “Zmijani” teksa ka mundur me rezultatin 3-0 ekipin Arra e Madhe. Dy prej golave te ketij suksesi kane patur per autor futbollistin Brendon Krepi ndersa tjetri eshte shenuar nga Marlen Bregu.

Keto rezultate te arritura ne ndeshjet e sotme sigurisht qe nuk jane nje rastesi, por frut i punes shume te mire te bere ne stervitje nga trajneret, por edhe elementi cilesor qe ky klub ka mbledhur ne rradhet e tij, fale edhe drejtimit shume te mire nga ana e presidentit Benardin Kulla qe ka krijuar kushte shume te favorshme si per stervitje ashtu edhe ne aspekte te tjera.

Te mos harrojme se “Djelmnia shkodrane” ka edhe ekipin U17 qe merr pjese ne kategorine e pare dhe eshte nder me te miret e kampionatit duke arritur rezultate te mira fale punes se shkelqyer te trajnerit Arber Shytani dhe talentit te lojtareve qe jane pjese e ketij ekipi.
Gjergj KOLA