Në ndeshjen Real Betis-Eibar tifozët kanë bërë një gjest të admirueshëm duke hedhur në fushë arusha prej pelushi. Kjo pasi të gjitha janë dhurata për Krishtlindje për fëmijët e varfër. Para ndeshjes kundër Eibar, tifozët kanë bërë këtë gjest në shenjë solidariteti.

Këto lodra që janë të mbushura nga brenda, arusha prej pelushi do t’ju dhurohen fëmijëve të varfër të Sevijas të cilët nuk janë në gjendje dhe nuk kanë mundësinë që të marrin një dhuratë për Krishtlindje.