Vllaznia luajti dje kundër Teutës, ndeshje që përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. Pjesa e dytë e takimit nisi me vonesë për shkak se delegati, Besnik Çela kërkoi zbrazjen e tribunës për shkak të numrit të lartë të tifozëve.
Kaq ka mjaftuar dhe mbështetësit shkodranë kanë shpërthyer ndaj zyrtarit të FSHF-së. Ata i kanë kujtuar këtij të fundit ndeshjen e Partizanit në Laç ku tribuna ishte e mbushur me tifozë kurbinas.
Edhe pse presioni nga ana e tyre ishte i madh karshi lojtarëve të kuq, sipas shkodranëve Çela nuk e ndali takimin duke vepruar në këtë mënyrë me dy standarte.
Si rrjedhoje kundershtimet ndaj ketij delegati nuk kane munguar diten e djeshme, megjithate kjo nuk ka ndryshuar gje sepse vendimi u mor per nxjerrjen e tyre nga stadiumi.