Jo shumë tifozë të pranishëm kane qene te pranishem në ndeshjen e sotme në mes Teutës dhe Vllaznisë që u luajt në “Niko Dovana”. Durrsakët ashtu si zakonisht nuk shquhen për mbështetjen ndaj ekipit të tyre të zemrës e këtë e tregoi edhe numri jo i madh i tyre në shkallët e stadiumit.

Por sakaq, nuk kanë munguar as në këtë ndeshje tifozët shkodranë. Të pranishëm në stadium kanë qenë rreth 50 tifozë të cilët kishin udhëtuar nga Shkodra për të mbështetur futbollistët e tyre në këtë takim.

Në momente të caktuara janë parë e dëgjuar të brohorasin fort për Vllaznië, megjithatë duhet pranuar se në 40 minutat e fundit të ndeshjes ata kanë qëndruar në ankth dhe me shpresën e mbylljes së ndeshjes në barazim dhe kur kjo ka ndodhur, kuptohet që janë gëzuar pa masë.

Vetë ata ndërkohë janë shprehur të shqetësuar për faktin se në dy ndeshjet e ardhshme që Vllaznia do të luajë rradhazi në Shkodër, ndaj Luftëtarit dhe Skënderbeut, ata nuk do kenë mundësi ta mbështesin ekipin e tyre të zemrës, si pasojë e dënimit të fushës.
© shkodrasport.com