Vetëm pak ditë ambjentim i kanë mjaftuar me skuadrën e tij të re dhe sulmuesi shkodran Ndue Mujeci është shfaqur menjëherë si protagonist për Cihangir.

Në ndeshjen e mbremshme të vlefshme për Superligën e Qirpos turke, Cihangir ka luajtur në transfertë ndaj ekipit Cetinkaya, skuadra e Mujecit ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 4-3.

Protagonisti kryesor i kësaj fitoreje ka qenë pikërisht Mujeci që ka shënuar dy gola për ekipin e tij duke e ndihmuar atë të merrte këtë trepikësh me shumë vlerë.

Ai la Hong Kongun e largët ku luajti sezonin e kaluar dhe u kthye të luante në Qipron turke ku është aktivizuar edhe dy sezone më parë dhe menjëherë ka marrë rolin e protagonistit me lojën dhe mbi të gjitha me golat e tij.
www.shkodrasport.com