Solidarizimi me familjet e prekura nga tërmeti i djeshëm ka përfshirë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen dhe jo vetëm ata. Edhe në Shkodër, individë dhe shoqata të ndryshme gjatë ditës së sotme kanë nisur një fushatë solidarizimi duke mbledhur ushqime, veshmbathje e gjëra të tjera që do t’u dërgojnë më pas këtyre familjeve në zonën e Durrësit.

Me to janë bashkuar edhe tifozët. Të parët që kanë hapur një fushatë të tillë janë shkodranët që janë pjesë e grupimit “Tifozët kuqezi”. Ata kanë grumbulluar deri tani ushqime, veshmbathje, lekë e gjëra të tjera dhe pasi t’i bashkojnë me tifozët e këtij grupimi edhe në rrethet e tjera, do t’i çojnë në destinacion.

Të njëjtën gjë kanë bërë sot edhe tifozët e Vllaznisë të grupimit “Poëer 12”. Përmes një njoftimi në faqen e tyre ata kanë bërë thirrje për mbështetje dhe solidarizim me këtë rast.

“Ne keto momente te veshtira qe po kalon shteti yne eshte shume e nevojshme t’i gjendemi prane njeri tjetrit. Ju lutemi, duke filluar qe nga ky moment ju presim te stadiumi te gjithe ju tifoza, lojtare, djem, vajza, burra e gra shkodrane kontribuoni me sa mundesi keni.

Edhe sikur nje pale çorape jan te mjaftueshme sepse ne darke ato corape do ngrohin kembet e nje femije te vogel. Nje ushqim do mbushte stomakun e atyre qe kane ngelur ne qiell te hapur. Ju bejme thirrje te gjitheve, kontriboni aq sa keni mundesi ne menyre qe edhe ne ti ngrohim sadopak ato persona qe po e shohin te keqen duke u kaluar para syve😞. Ju presim tek dera e pallatit te sportit.
#lutemipershqiperine