Marrëdhëniet e mira që tifozëria e Elbasanit dhe ajo e Vllaznisë kanë patur ndër vite dhe kanë dhe në ditët e sotme dihet. Shpeshherë i kemi parë në tribuna së bashku sa herë luajnë verdheblutë apo shkodranët. Kjo gjë vihet re edhe në mesazhin që një tifoz nga Elbasani i shkruan presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferit.
Ky i fundit e ka poublikuar këtë mesazh dhe krah fotove të dy tifozërive si “Vllaznit Ultras” ashtu dhe “Tigrave Verdheblut”, shkruan: Urojmë t’ju shohim shpejt në Superiore.
“I dashur Alban, uroj të jeni mirë familjarisht. Po ashtu mbarë të kenë ecur punët. Shumë urime për performancën në rritje të Vllaznisë. Ka ardhur koha t’a kthesh në podiumin e historisë. Si elbasanlli, nuk e harroj madhështinë e ndeshjeve midis ekipeve tona. Ishin manifestim futbolli, korrektese e duartokritjesh për njeri-tjetrin.
Ndryshe nga takimet me të tjerët. Doja të sugjeroja që në fazën e finaleve, të shohësh mundësinë që “Tigrat verdh e blu”, të ishin me ju, pranë tifozëve shkodranë, pranë djemve. Dy tifozeri për një qëllim. Vllaznia kampione. Ju uroj Suksese. Përqafime, Turi”, shkruan tifozi i Elbasanit