Vllaznia para pak ditesh e eliminoi serish Partizanin nga Kupa e Shqiperise, ashtu siç ka bere edhe sezonin e kaluar. Edhe ne kampionat kuqeblute kane qene nje “kocke” e forte per skuadren kryeqytetase gjithe keto vitet e fundit.
Nje nga tifozet e thekur te te kuqve, pikerisht Tani, ai qe eshte shpeshhere i pranishem ne emisionin “Procesi Sportiv” ne Top Channel, “e ka gjetur” arsyen pse Vllaznia luan fort ndaj Partizanit
Gjate emisionit te kesaj te hene ai u shpreh: “Vllaznia vetem ndaj Partizanit luan. Dhe e dini pse: E kujton akoma Partizanin si skuadren e viteve ’50, skuadren e komunisteve, e kane fiksim”.
Nje mendim qe ne fakt nuk eshte perkrahur aspak nga te ftuarit e tjere ne studio, megjithate tifozi i Partizanit nuk ka ndryshuar mendim. Kuptohet me te drejte sepse skuadra e tij e zemres eshte ndeshkuar jo pak gjithe keto vitet e fundit nga Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/