Kampionati kombetar i basketbollit ende nuk ka nje date se kur do te startoje megjithate ekipet jane duke u bere gati teksa mendohet qe gjithçka do te nise nga tetori.

Tek Vllaznia e femrave deri para pak ditesh gjerat kane shkuar shume mire, por krejt papritur punet kane ndryshuar. Jane larguar disa prej lojtareve te ekipit per shkaqe nga me te ndryshmet, por ajo qe “djeg” me shume eshte largimi i dy lojtareve me te reja dhe me te talentuarave jo vetem te Vllaznise por edhe te kampionatit shqiptar.

Behet fjale per Klea Verrin dhe Mirela Lugaj. Te dy keto basketbolliste jane joshur nga ofertat me te mira qe u ka bere ekipi i Klubit Tirana dhe per rrjedhoje prej disa ditesh i bashkuar atij ne stervitje.

Te dyja keto 18 vjeçare jane edhe anetare te ekipit kombetar te kesaj grupmoshe, madje duke qene nder elementet me te mire te tij. Megjithate tashme ata nuk do t’i sherbejne me Vllaznise sepse Tirana ka marre sherbimin e tyre.

Largimi i ketyre dy lojtareve padyshim qe ka krijuar nje hendek te madh tek Vllaznia e cila tashme ka jo pak probleme per ndertimin e ekipit per sezonin e ri. Trajneri Bledar Gjeçaj shpresonte shume qe me keto vajza te reja por edhe me ndonje tjeter qe eshte ende pjese e skuadres, te kishte me shume pretendime ne sezonin e ri, por nuk do te ndodhe keshtu.

Vllaznia si gjithmone eshte e penalizuar nga largimet e shume sportisteve cilesore te cilet per kushte me te mira ekonomike braktisin Shkodren dhe Shqiperine. Dhe rasti i Verrit dhe Lugajt eshte i rradhes qe rregjistrohet.
www.shkodrasport.com