Monday, January 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETirana 'dënohet' në fund, Vora merr një barazim 'të artë' në fund...

Tirana ‘dënohet’ në fund, Vora merr një barazim ‘të artë’ në fund ndaj bardhebluve

Është mbyllur në barazim ndeshja Vora – Tirana, e vlefshme për javën e 20-të në Superiore. Edhe pse bardheblutë erdhën me vrull në këtë takim, pas fitores ndaj Bylisit, nuk ia dolën të marrin 3 pikët kundër vorakëve.

Pjesa e parë u mbyll me shifra të “bardha”. Në fraksionin e dytë të sfidës, Basilio Ndong kaloi në epërsi ekipin e Nuhiut, minuta e 51-të.

Pak çaste më vonë, bardheblutë kishin shanse për të dyfishuar, por mungoi konkretizimi. Në minutën e 81-të, Adeloye barazoi dhe hapi “llogaritë”. Në “frymën e fundit”, Mysloviç dhe Ernest goditën shtyllën për Tiranën, të pafatë.

VORA – TIRANA 1 – 1 (Adeloye 81’/Basilio Ndong 51′)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments