Vllaznia ja doli të fitojë me rezultatin 2-1 ndeshjen e javës së 33-të ndaj Kukësit. Takimi u dominua nga shkodranët që prodhuan shumë raste të tjera për shënim, megjithëse fituan vetëm me golin e Çobës në minutën e 95.

Trajneri i Vllaznisë në përfundim të sfidës:

“Goli në minutat e fundit të kënaq më tepër. Këto gola në momentin e fundit sikur na kishin munguar dhe mua si trajner rezultatet e fitoreve më kanë ardhur në momentin e duhur. Skuadra është në lojë për vendin e tretë.

E parandjeva kur e thirra Çobën për t’u aktivizuar. Sikur e prita që do shënonte.

Kam qëndruar gjithë kohën duke diskutuar me kolegët dhe Latifi nuk ka qenë i gatshëm për t’u aktivizuar. Momenti kur u barazua takimi, Latifi vendosi të bëjë një sforco. Kontakti me kundërshtarët është i pamundshëm, prandaj e lashë vetëm në majën e sulmit.

Nuk kemi mundur të fitojmë sepse para portës nuk jemi cinik. Krijojmë, por nuk shënojmë. Si rastet kur ishim në avantazh dhe nuk kemi shënuar për ta mbyllur. Dhe oraret e ndeshjeve dhe entuziazmi që te jep publiku është pikë e fortë për të motivuar lojtarët.

Çobën e kam aktivizuar thuajse gjithë takimit, sulmuesi duhet të shënojë që të jetë në qendër të vëmendjës. I kemi rinovuar kontratën në dy vjeçare. Konkurrenca është e fortë, por ne shpresojmë dhe i kemi sytë te ai.

Po të mendosh me llogari, e para ishte që të fitonim sot. Në momentin kur pozicionohemi në vend të tretë, duke menduar se dhe Tirana e ka realizuar objektivin nuk e ka entuziazmin, logjika të ccon këtu. Ccdo gjë duhet t’i dedikohet ditës së sotme.