Kete fundjave do te luhen ndeshjet e javes se fundit te fazes se pare te kampionatit kombetar te futbollit per femra dhe ne Vllaznia, pavaresisht rezultatit qe do te arrije ndaj Tirana AS, eshte kurorezuar tashme me titullin simbolik “kampione e dimrit”.

Por ajo qe eshte me interesantja, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur qe ky takim te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”, pikerisht neser ne oren 14.00.

Pas luajtjes se ndeshjes “Vllaznia- Apolonia” pak jave me pare ne inagurimin e “Arena Kombetare”, tashme institucioni i futbollit shqiptar kerkon te promovoje serish futbollin e femrave duke luajtur nje tjeter takim ne nje tjeter impiant modern siç eshte “Loro Boriçi”.

Kuptohet qe objektivi i Vllaznise edhe per kete ndeshje do te jete vetem fitorja per t’i bere nje mbyllje ashtu si duhet kesaj faze te kampionatit me pike te plota dhe ajo çka eshte me e rendesishmja, pa asnje gol te pesuar.

Ekipi shkodran nen drejtimin e presidentit Lazer Matija eshte ndertuar per te qene dominues dhe kete e ka shfaqur ne çdo ndeshje, duke ecur kesisoj i sigurte drejt fitimit te titullit te shtate kampion rradhazi.
www.shkodrasport.com