Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETirana fiton derbin në merkato, mesfushori shkodran pranë prezantimit me bardheblutë

Tirana fiton derbin në merkato, mesfushori shkodran pranë prezantimit me bardheblutë

Tirana do të bëjë mirë këtë merkato. Ekipi bardheblu synon që pas rikthimit në Superiore të synojë vendet e para dhe të mos jetë ekip për mbijetesë.

Afrimet e deritanishme kanë qenë të goditura, pasi afrikanët janë premtues, po ashtu dhe Imami dhe ish-sulmuesi i Vardarit, Dejan Blazhevski janë futbollistë premtues.

“Sport Ekspres” mëson se 24 herë kampionët e vendit kanë bërë dhe një goditje “blic” mbrëmjen e djeshme. Fjala është për mesfushorin Edon Hasani.

Shkodrani kishte kontakte të hershme me bardheblutë. Ish-lojtari i Kukësit dëshironte të shihte ndonjë mundësi jashtë vendit, por nuk e bindi asgjë.

Kontaktet me Shkëndijën e Tetovës nuk e bindën, ndërsa në Shqipëri i kishte dhënë fjalën presidentit Refik Halili se do të vishej vetëm bardheblu.

Partizani tentoi lehtë, por shkodrani e refuzoi për mospëlqim ekonomik. Prezantimi i 26-vjeçarit do të bëhet në ditët në vazhdim, ndërsa mësohet se palët kanë rënë dakord për një rrogë 3500 euro në muaj./sport-ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments