Formati i ri i Superiores te sezonit te ardhshem me “Final 4” i miratuar se fundi nga Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit, ka sjelle edhe kundershtimet e presidenteve.

I pari ishte ai i Partizanit Gaz Demi qe per mediat u shpreh se nuk eshte shume i bindur per nje formule te tille per te nxjerre skuadren kampione te sezonit.

Nga ana tjeter, per kete çeshtje ka folur shkurt edhe presidenti i Tiranes Refik Halili i cili eshte shprehur: ““Jam kundër në parim, por argumentin tim për këtë çështje do ta jap pas disa ditësh”.

Nderkohe ende nuk ka nje prononcim te qarte te presidentit te Vllaznise Alban Xhaferi te cilit ne fakt nuk i ka pelqyer ideja qe te gjitha ndeshjet te luhen ne Tirane dhe te anashkalohet Shkodra apo ndonje qytet tjeter me tradite dhe me stadium te mire.