Tjeter fitore per bardheblute ne kampionat teksa ata vijojne ngjitjen ne renditje dhe afrimin me kreun e saj. Tirana ka fituar 1-2 me Kastriotin në stadiumin e Kamzës.

Bardheblutë e Orges Shehit kanë marrë fitoren e tretë radhazi këtë sezon, teksa nuk e kanë bërë më herët në 23 javët e zhvilluara. 90 minutëshi i sotëm ka qenë i luftuar, me pjesën e parë që është vendosur nga goli i Seferit me penallti.

Megjithë rastet e vendasve, ka qenë një perlë e Hoxhallarit në të 58 minutë nga goditja e dënimit që ka çuar shifrat në 1-2.

De Silva ka rihapur gjithçka në të 66 me një aksion model, teksa në fund tri pikët i kanë buzëqeshur bardhebluve. Kampionët e Shqipërisë mbajnë vendin e pestë me 35 pikë, ndërsa krutanët gjenden në vendin e shtatë me 28 pikë pas 23 javëve.

FT Kastrioti 1 – 2 Tirana

(De Silva 66′ / Seferi 20′, Hoxhallari 59′)