Ecuria e mire e ekipeve te shoqates “Djelmnia shkodrane” ne kampiontet e kategorise se pare ku ato marrin pjese, vazhdon te jete e shkelqyer dhe te dy ato, si ekipi i 17 vjeçareve ashtu edhe ai i 19 vjeçareve, kane arritur serish te fitojne dhe ajo qe eshte me e rendesishmja, te dy ato mbajne vendin e pare ne renditje.

“Djelmnia shkodrane” U19 ka pritur sot ne Shkoder ekipin e Kastriotit ndaj te cilit ka fituar me rezultatin e thelle 5-0. Golin e pare te ndeshjes e ka shenuar futbollisti Hurmi, ndersa me pas ka qene futbollisti Nika qe ka shenuar tre gola njeri pas tjetrit.

I fundit gol qe ka shenuar ka qene ai i futbollistit Curri dhe me te do te mbyllej ndeshja. Me kete trepikesh, “Djelmnia shkodrane” U19 eshte ngjitur ne kuoten e 16 pikeve dhe mban vendin e pare ne renditje.

Nderkohe, “Djelmnia shkodrane” U17 ka arritur nje fitore edhe me te thelle ndaj ekipit respektiv te Kastriotit, 7-0. Protagonisti kryesor i ketij suksesi do te ishte futbollisti Gjorgjino Zhuja i cili ka shenuar edhe ai tre gola.

Golat e tjere jane shenuar nga Vitaj (2) si dhe Rekaj e Pjetri. Me kete trepikesh, “Djelmnia shkodrane” U17 eshte ngjitur ne kuoten e 24 pikeve dhe mban vendin e pare ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/