HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETirana në superformë para Vllazninë, por një prej titullarëve mungon në Shkodër

Tirana në superformë para Vllazninë, por një prej titullarëve mungon në Shkodër

Ekipi i Tiranes konfirmoi formën e saj optimale me fitoren mbrëmë kundër Partizanit në derbin e kryeqytetit. Bardheblutë fituan në shifrat 1-0 me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Limaj. Kjo ishte fitorja e tretë rradhazi për 25 herë kampionët e vendit.

Laçi, Teuta dhe Partizani ishin viktimat e njëpasnjëshme të Tiranes. Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi ka marrë pikët e plota në sfidat direkte me rivalët që pretendojnë për titull. Tashmë kryqytetasit janë të vetëm në krye të renditjes me një kuotë prej 14 pikësh.

Fundjava që vjen do i gjejë rekordmenët e futbollit tonë në Shkodër, ku do gjejnë përballë Vllazninë. Klasikja e Shqipërisë i gjen skuadrat në humore të ndryshme. Nga njëra anë një Tiranë fituese dhe dominuese ndaj kundërshtarëve e nga ana tjetër kuqeblutë që duhet të reagojnë pas humbjes me Kukësin.

Tirana vjen në formën e duhur në ndeshjen e “Loro Boriçit”, por do ketë edhe një mungesë të rëndësishme. Mbrojtësi Filip Najdovski ka plotësuar numrin e kartonave dhe do mungojë të shtunën. Nga ana tjetër te Vllaznia nuk do jenë të gatshëm Gurishta dhe Mustedanagic që gjithashtu janë të pezulluar me kartona. Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments