Sokol Cikalleshi nuk di të ndalet. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka arritur të realizojë golin e parë të takimit mes Al Khaleej dhe Al Tai.

Kavajasi e nisi këtë takim si titullar dhe në minutën e 13-të të sfidës realizoi golin e parë. Ai përfitoi nga një gabim i mbrojtësit duke fituar duelin me të. Përballë portierit s’e ka të vështirë të çojë sferën në rrjetë.

32-vjeçari po kalon një formë të mirë dhe kjo shihet javë pas jave në kampionatin e Arabisë Saudite. Rezultati vijon të jetë 1-0 për Al Khaleej, ndërsa kujtojmë që ky është goli i 6-të i Cikalleshit në këtë edicion futbollistik.

Tashmë është momenti më i mirë për të që të jetë pjesë e kuqezinjve për sfidën ndaj Polonisë, e vlefshme për kualifikueset EURO 2024.