Wednesday, August 5, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia për fazë përgatitore në Pukë, të shtunën përballje me Tërbunin

Vllaznia për fazë përgatitore në Pukë, të shtunën përballje me Tërbunin

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia do të zhvillojë të shtunën një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik 2026-2027. Kuqeblutë do të përballen me Tërbunin në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, me sfidën që është planifikuar të nisë në orën 17:30. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini ndodhet prej pak ditësh në Pukë, aty ku ka nisur fazën përgatitore verore.

Pas seancave intensive stërvitore, kjo miqësore do t’i japë mundësi stafit teknik të shohë nga afër gjendjen e futbollistëve, të provojë variante të ndryshme taktike dhe t’u japë minuta lojtarëve të afruar gjatë merkatos, por edhe elementëve të rinj të skuadrës. Nga ana tjetër, Tërbuni do të nisë fazën përgatitore në Pukë dhe do të ketë mundësi të zhvillojë edhe disa ndeshje, duke e shfrytëzuar këtë takim si një provë të vlefshme në prag të sezonit të ri.

Pritet që të dy trajnerët, Edi Martini i Vllaznisë dhe Xhynejt Çutra i Tërbunit të aktivizojnë një numër të konsiderueshëm futbollistësh, me qëllim krijimin e një panorame sa më të qartë për gjendjen e skuadrave. Për Vllazninë kjo nuk do të jetë miqësorja e fundit e kësaj periudhe përgatitore.

Pas përballjes me Tërbunin, kuqeblutë kanë planifikuar të zhvillojnë edhe një tjetër test, këtë herë ndaj Vorës në Shkodër, sfidë që do të jetë një tjetër mundësi për të rritur ritmin e ekipit dhe për të vijuar konsolidimin e grupit përpara startit të kampionatit, që do të jetë më 22-gusht.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments