Java e 30-të e Superiores prezantohet për të gjithë tifozët e futbollit me disa sfida shumë interesante. Dueli më i shumë pritur i këtj raundi është me patjetër klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Me çiftin që do përballen ditën e nesërme, në orën 18:00, në një duel që me patjetër garanton për spektakël.

Kjo pasi shkodranët duan minimalisht një kualifikim në kupat e Europës në fund të edicionit dhe luhatjet e këtij sezoni, kanë bërë që skuadra të mos jetë aty kur pritet. E nga ana tjetër do jenë bardheblutë, kampionët në fuqi të vendit dhe ata që po kryesojnë momentalisht edhe Superioren e këtij edicioni.

Ku janë pikërisht kryeqytetasit në kuotën e 53 pikëvë që janë të shkëputur në 5 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Partizani. E po ashtu 11 pikë para dyshes Egnatia, Vllaznia që janë në kuotën e 42 pikëve. E në Shkodër, ekipi i drejtuar nga Orges Shehi do kërkojë që nesër të vërë ‘tullën’ e parë për titullin kampion të këtij sezoni.

Një rezultat pozitiv në Shkodër, ku patjetër cilësohet si barazimi apo edhe fitorja do ishte shumë e rëndësishme në këto momente për skuadrën e Tiranës. Tashmë për ta të gjitha janë finale dhe duke nisur nesër nga ‘Loro Boriçi’ do mundohen të bëjnë më të mirën.

Por tek Vllaznia edhe tifozët shkodranë do përpiqen të prishin festën e rivalëve të përjetshëm, kjo edhe për vetë objektivat e klubi kuqeblu.
Endri ÇINARI