Nga derbi në derbi, Tirana pushton sërish kryeqytetin, duke mposhtur 5-1 Partizanin. Të kuqtë “shkurorëzohen” pikërisht në derbi, pasi diferenca me vendin e parë shkon në 9 pikë, kur mbeten edhe 12 javë. Bardheblutë fituan me përmbysje dhe tani mbajnë kreun bindshëm, pikërisht në 100-vjetorin e krijimit të klubit.

Partizani shënon që në minutën e dytë me Cordeiro. Pas goditjes nga këndi, topi përfundon te braziliani, i cili gjuan fluturimthi nga jashtë zonës, me sferën që ndalet në rrjetë pas krahëve të Likës.

Në minutën e 15-të ka penallti për Tiranën. Torasa rrëzohet në zonë dhe Xhaja jep penallti mes protestave të të kuqve. Përfundon i ndëshkuar me të kuq mbrojtësi Bitri. Gjuan Batha dhe 1-1.

Pa kaluar as 4 minuta, ka tjetër penallti për Tiranën. Kësaj here është Cale që pengohet në zonë dhe Batha nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë. 2-1 për Tiranën. Një pjesë e parë vërtet fantastike.

E dyta nis mirë për të kuqtë, që nuk kanë se cfarë të humbin, por dalëngadalë Tirana hyn në ritmin e lojës. Në 63’, pas një gjuajtje të Ngoo, Idrizaj realizon në portën e tij, duke cuar shifrat në 3-1.

Më pas bardheblutë qarkullojnë topin, duke mos rrezikuar epërsinë. Ndërsa në 82’ Muçi shënon me portën bosh pas një tjetër gabimi të mbrojtjes së kuqe. Në fund ka karton të kuq për Torasën, pas një ndërhyrje të gabuar. Por menjëherë më pas vjen perla e Muçit nga goditja e dënimit, duke mbyllur shifrat 5-1.

12 ndeshje radhazi pa u ndalur për Tiranën, me 11 fitore dhe 1 barazim, asnjë humbje në “Air Albania” (4 fitore dhe 1 barazim), ndërsa Partizani asnjë fitore (3 humbje dhe 1 barazim)./konica/