Tirana nuk ka mundur t’I bëjë dhuratë trajnerit Nevil Dede në 46 vjetorin e lindjes. Bardheblutë kanë barazuar 0-0 me Bylis në transfertë, në një ndeshje që përtej rasteve të pakta u vendos nga një terren I rënduar.

Kanë qenë shtatë kartona të verdhë dhe një I kuq, në një ndeshje që më shumë shfaqi vetitë fizike se ato teknike të 22 futbollistëve në fushë.

Pjesa e parë ka qenë me raste sporadike, teksa një e djathtë e Ujkës e ndalur nga Bekaj në dy kohë veçohet. Edhe në pjesën e dytë skuadrat tentuan ta zgjidhnin me gjuajtje nga distanca, me Danso që “tradhtoi” të tijtë duke dalë me karton të kuq.

Një rast I dyshimtë në zonë, ndërsa vendasit pretendojnë për penallti. 0-0 dhe sërish Tirana nuk po del në lojën e mirë dhe rezultatet e pritshme. Bylis edhe njëherë tregoi se në shtëpinë e vet është kundërshtar i vështirë.