Ditën e nesërme, Vllaznia U21 do të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjen e rradhës ndaj Tiranës. Shkodranët, pas disa rezultatesh jo fort të mira, do të kërkojnë në këtë takim me patjetër fitoren.

Faktikisht, ndeshja me Tiranën parashikohet e vështirë, teksa bardheblutë pritet të kenë në skuadrën e 21-vjeçarëve edhe disa lojtarë nga ekipi i parë.

Nga ana tjetër, angazhimi i të gjithë lojtarëve të Vllaznisë pritet të jetë maksimal për të bërë më të mirën nga ana e tyre, për t’u rikthyer kështu tek rezultatet pozitive, që do ta mbajnë afër kreut të renditjes.

Ndeshja Tirana-Vllaznia U21 do të luhet ditën e nesërme, duke nisur nga ora 13:00 në fushën sportive “Skender Halili” të kryeqytetit.

Maringlen ZHIVANI