Pak minuta më parë, presidenti i Tiranës, Refik Halili ka shkarkuar nga detyra trajnerin Ze Maria dhe pa humbur kohë, ka emëruar trajnerin e ri në krye të stolit, megjithëse ende nuk është bërë asgjë zyrtare.

“VipSport.al” ka mësuar ekskluzivisht se pasuesi i Ze Marias në krye të stolit, do të jetë ish-futbollisti i Tiranës, Ardian Mema që aktualisht mban postin e zv.trajnerit te Flamurtari.

Ka qenë vetë Mema, ai i cili ka kërkuar leje te klubi vlonjat që të largohet, për të firmosur kontratën e re si trajner i Tiranës, gjë të cilën drejtuesit e Flamurtarit e kanë pranuar. Orët në vijim, pritet që të bëhet edhe zyrtarizimi.

Mema nuk është një emër i ri për Tiranën, duke qenë se ka luajtur për shumë vite me fanellën bardheblu, ndërkohë që ka drejtuar edhe bardheblutë në vitin 2007 për një ndeshje, para se Astrit Hafizi të merrte drejtimin e skuadrës.

Lidhja e tij e fundit me Tiranën, ishte në periudhën kur bardheblutë drejtoheshin nga Ilir Daja dhe Mema ishte ndihmës i tij./vipsport/