Trajneri i ri, Tiranë e vjetër. Ardian Nuhiu debuton me humbje në krye të skuadrës bardheblu. Tirana mposhtet 2-0 nga Bylisi në “Selman Stërmasi” në sfidën që hapi javën e 10-të të kampionatit Abissnet Superiore në RTSH. Përgjoni në pjesën e parë dhe një autogol i Verës në pjesën e dytë vulosën fatin e kësaj ndeshjeje.

Nuk ka fund kriza e Tiranës. Bardheblutë pësojnë humbjen e radhës (e treta) në kampionat dhe mbeten në zonën e ftohtë që të zbret në kategorinë inferiore. Ndonëse mori drejtimin e skuadrës vetëm 2 ditë më parë, trajneri Nuhiu nuk arrin që të gjejë “kurën” që të çon drejt fitores.

Bylisi merr fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe ngjitet në kuotën e 12 pikëve në klasifikim. Mallakastriotët menaxhuan shumë mirë ndeshjen dhe largohen me tre pikë të çmuara nga kryeqyteti.