Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrës u zhvillua sot në mbrëmje eventi “show” i boksit dhe kickboksit mes disa prej sportistëve më të mirë të këtyre disiplinave luftarake, organizuar nga “Titan Fight”.

Në total u zhvilluan 10 duele, 3 prej të cilave në kickboks, madje një ishte një përballje femrash, ku përveç sportistëve nga Shqipëria morën pjesë edhe sportistë nga Kosova, Italia, Holanda, Mali i Zi, Bosnje Herzegovina e Greqia.

Emocionet dhe rivaliteti në këto duele, kryesisht në ato të boksit, ishin të mëdha, pasi shumë ndeshje u mbyllën me diferencë të ngushtë pikësh, ndaj dhe shikuesit e shumtë të pranishëm në palltin e sportit admiruan dhe shijuan përballje të bukura.

Disa nga boksierët ë të mirë shqiptarë që u ngjitën në ring dhe triumfuan ishin Ardit Murja, Arjon Kajoshi, Emiljano Xhediku e Bekim Vjerdha.

Siç e shikoni, nga tre boksieret e Vllaznise qe kane marre pjese ne kete mbremje, dy prej tyre kane dale fitues, Kajoshi e Vjerdha nderkohe qe ka humbur Kapaj.

Organizatorët e këtij eventi të veçantë të organizuar në qytetin bregdetar, kanë vendosur që të ardhurat të shkojnë për bamirësi, në ndihmë të Shtëpisë së foshnjes në Durrës.

Ndeshje boksi

Neraldo Ymeri fiton me pikë ndaj Muhamet Mema

Ardit Delilaj fiton me pikë ndaj Mikel Çullhaj

Bekim Vjerdha fiton me pikë ndaj Xhek Gashi

Emiljano Xhediku fiton me pikë ndaj Albert Kapaj

Arjon Kajoshi fiton me pikë ndaj Daniel Marku

Ardit Murja fitoi me pikë ndaj Kristi Bejko

Armend Xhoxhaj fitoi me KO ndaj Mirnes Denadic

Ndeshje kickbox

Migjen Shala fiton me pikë ndaj Xhulio Zaranjaku

Denis Djokovic fiton me pikë ndaj Omer Dulaj

Ndeshje kickbox – Femra

Alessia Greco fiton me pikë ndaj Ilda Lelo