Në prag të ndeshjes së dytë në grup kundër Zvicrës, në kampin brazilian vazhdojnë të jenë të shqetësuar për gjendjen e Neymar. “Nuk jam mjek, por besoj se si Neymar dhe Danilo do të luajnë në Botëror. I kam vendosur zëvendësuesit e tyre, por nuk jua them”, ka thënë trajneri i Brazilit, Tite në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide.
“Nuk e kuptova kur Neymar u dëmtua dhe sapo e vura re e zëvendësova, por gabova. Çalonte edhe në aksionin që solli golin e parë. Duhej ta kisha zëvendësuar më parë. Gabova edhe me Danilon, edhe atë duhet ta hiqja nga loja”, ka shtuar tekniku. Në vend të dy lojtarëve të dëmtuar pritet të luajë Rodrigo dhe një mes Militao dhe Dani Alves.
Tite ka pasur edhe një apel për FIFA-n dhe gjyqtarët, madje fjalët e tij duken si kritika për faullet e shumtë që pësoi Neymar: “Ndaj Neymar në sfidën kundër Serbisë pati një seri faullesh. Duhet ti mbrojmë lojtarët e mëdhenj, nëse duam spektakël”, ka thënë Tite.
Formacioni i mundshëm i Brazilit për sfidën kundër Zvicrës:
Alisson, Dani Alves (Militao), Marquinhos, Thiago Silva, Alex Sandro; Casemiro, Paquetá, Rodrygo (Fred); Raphinha, Richarlison dhe Vinicius.
Foto: Brasil Football Twitter