Teuta fitoi ditën e djeshme me rezultatin 0-2 në transfertë ndaj Kukësit. Durrsakët morën sërish vendin e parë të Kategorisë Superiore e tashmë janë përqendruar te sfida e radhës.

Në javën e 31-të, Teuta do të ketë një ndeshje direkt për titull ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”. Për këtë takim trajneri Edi Martini do të ketë mungesë të rëndësishmë.

Asion Daja u ndëshkua me karton të verdhë dje për një faull ndaj Ibraimit e për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për supersfidën ndaj Vllaznisë. Një mungesë e rëndësishme, por Teuta kanë kontigjentin e duhur për ta zëvendësuar.

Ne krahun tjeter, te Vllaznia nuk ka asnje lojtar te pezulluar me kartona, por jane 2-3 futbolliste me shqetesime te vogla demtimesh dhe duhet pare situata e tyre deri te henen, dite kur do te luhet ndeshja ndaj durrsakeve.