Ndeshja ndaj Ateltiko Madridit ishte për tu harruar për Kristiano Ronaldon. Portugezi ishte hija e vetvetes në ndeshjen që Mançester Junajtid kishte më shumë nevojë për të.

Eliminimi nga Champions-i djeg, por ajo që frikëson më shumë tifozët është reagimi i 37 vjeçarit në përfundim të ndeshjes.

Ai duket shumë i mërzitur dhe duke duartrokitur në respekt të tifozëve. Por nga pamja dukej shumë i zhgënjyer me gjendjen që ndodhej skuadra.

Shumë media kanë aluduar prej kohësh që Ronaldo mund të lërë “Djajtë e Kuq” në fund të sezonit. Ndoshta eliminim kaq shpejt nga Champions-i vuri kapakun gjithçkaje.