Ai mbahet si një nga qendërsulmuesit më të mirë në treg. Mauro Ikardi, ish-kapiteni i Interit që është rikthyer të luajë sërish me zikaltrit. Ikardi dhe skuadra italiane kishin një histori të bukur “dashurie” në fillimet e saj, por që në muajt e fundit është zhdukur totalisht. Sulmuesi po mendon të largohet nga Milano pas krisjes me klubin.

Argjentinasi mund t’i bashkohet skuadrës së Realit të Madridit në fund të sezonit. Spanjollët po planifikojnë një revolucion në ekip dhe Mauro është një prej kandidatëve për të zëvendësuar Karim Benzemanë, i cili mund të largohet në verë. Por papritur në listën e klubit madrilen është shfaqur edhe emri i Timo Verner. Sulmuesi i Lajpcigut nuk do të rinovojë me klubin gjerman dhe me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit.

Kështu e ardhmja e Ikardit mund të jetë edhe në Mynih. Klubi gjerman po kërkon një sulmues race, edhe pse momentalisht në skuadër ndodhet Robert Levandovski. Por me ngjarjet e fundit, polaku mund të shitet në verë dhe kështu do të lindë nevoja për një sulmues tjetër me peshë që do të shënonte po aq gola se Levandovski. Mauro Ikardi është shpallur dy herë golashënuesi më i mirë i Seria A me Interin.

Presidenti Uli Hënes dhe shefi ekzekutiv Karl Hainc Rumenige janë duke menduar të sjellin 26-vjeçarin në Milano duke parë edhe marrëdhëniet e mira me klubin e Interit. Kujtojmë që Rumenige është një ish-lojtar i zikaltërve në vitet ’90.

Ai ruan ende një miqësi të ngushtë me ish-presidentin e Interit, Masimo Morati që tani mban rolin e presidentit të nderit në skuadrën italiane. Bajerni dhe Interi kanë shkëmbyer në të shkuarën edhe lojtarë si Lusio dhe kosovarin, Xherdan Shaqiri./PANORAMASPORT/