Partizani luan ndeshjen e radhës në kampionat kundër Kastriotit. Një sfidë e vështirë duke parë momentin që po kalojnë të kuqtë, por dhe forma pozitive e krutanëve. Në kuadër të kësaj sfide ka folur dhe qendër mbrojtësi i kryeqytetasve, Eljon Sota, i cili foli për gjendjen e ekipit, por dhe për objektivat e klubit.

Gjendja e skuadrës pas barazimit me Egnatian

“Po ishte një ndeshje për tu harruar sepse nuk morën rezultatin që donim. Por pavarësisht rezultatit ekipi vazhdon që të përgatitet shumë mirë. Edhe këtë javë ka pasur entuziazëm dhe jemi gati për këtë ndeshje.”

Përballja me Kastriotin

“Si çdo ndeshje është shumë e vështirë sidomos me Kastriotin që vijnë pas disa rezultatesh. Kanë një mënyrë loje që në e bën të vështirë pasi janë shumë agresiv, janë në fushën e tyre. Kjo i favorizon dhe do jetë e vështirë.”

Pozicioni ideal i Sotës

“Jam qendër mbrojtës, në krah luaj pasi i nevojitem ekipit, por ky është roli im.”

Si e vlerësoni deri tani sezonin e Partizanit?

“Ka pasur shumë ulje ngritje, nuk ka qenë sezoni më i mirë duke pasur parasysh që ekipi si Partizani që synojnë majat. Kemi kupën në lojë që mund të na shpëtojë.”

Besimi në fushë

“Synimi në këtë pjesë të sezonit që ka mbetur janë kupat e Evropës dhe fitimi i kupës. Nuk kemi pasur dhe fatin, por besimin e kemi si në lojë e në stërvitje.”

Sota dyshe me Belicën

“Nuk e kemi vendosur akoma, kjo është një mundësi. Pjesën tjetër e vendos trajneri se kush do luajë.”