Kombëtarja shqiptare e boksit që është pjesë e delegacionit sportiv shqiptar I cili do të marrë pjesë në Lojërat Europiane, ka mbërritur pasditen e së mërkurës në Bjellorusi, vend ku dhe do të zhvillohen këto Lojëra. Shqipëria siç është bërë e ditur, do të përfaqësohet në këtë eveniment të rëndësishëm me 4 boksierë të cilët drejtohen nga trajnerët Zef Gjoni dhe Jozef Sermi.

Paraditen e së enjtes ndërkoë është hedhur edhe shorti I ndeshjeve për boksierët tanë. I pari që do të ngjitet në ring do të jetë shkodrani Arjon Kajoshi të cilin shorti e ka vënë përballë një boksieri vendas, pra nga Bjellorusia. Ndeshje kjo e vlefshme për peshën 75 kilogramë dhe që do të zhvillohet ditën e shtunë.

Padyshim që ky konsiderohet një short shumë I vështirë megjithatë Kajoshi do të tentojë fitoren sepse ka objektiva shumë të rëndësishme për këtë kompeticion. Po të shtunën do të ngjitet në ring edhe boksieri tjetër I kombëtares shqiptare, Alban Beqiri I cili konkurron në peshën 69 kilogramë dhe do të ketë përballë një boksier nga Franca.

E njëjta situatë edhe për boksierin e peshës 81 kilogramë Mikel Çullhaj që do ngjitet në ring po nesër duke patur përballë një boksier nga Hollanda. Ndërkohë I fundit nga boksierët tanë që do të ngjitet në ring është Krenar Zeneli që do të konkurrojë ditën e hënë ndaj një kundërshtari nga Zvicra.

Trajneri I kombëtares tonë Zef Gjoni e ka bërë të qartë para nisjes për në Bjellorusi se objektivi për këto Lojëra është hyrja në zonën e medaljeve me Kajoshin dhe Zenelin. Padiskutim që do të jetë shumë e vështirë por jo e pamundur sepse këta dy sportistë edhe në garat e mëparshme kanë treguar nivel të lartë në raport me kundërshtarët europianë.
© shkodrasport.com