Pak dite me pare debutoi me ekipin e pare te Vllaznise. Sot, 18 vjeçari Kevin Dodaj shenoi golin e fitores per Vllaznia U19 ne ndeshjen ndaj Tiranes ndersa pasneser do te jete serish ne dispozicion te trajnerit Osmani per ndeshjen e kuqebluve ndaj Dinamos.

Jane momente shume te bukura per pukjanin qe luan per Vllaznine i cili duket se po i perjeton ne menyren e duhur ato. Ne nje prononcim te dhene pas ndeshjes se sotme per “Shkodra Sport”, Dodaj do te shprehej:

“Jam i gezuar per golin e sotem sepse moren nje trepikesh shume te veshtire siç konsiderohena to ndaj ndaj nje skuadre si Tirana, pra ne nje “klasike”. Shpresoj qe te vazhdojme keshtu edhe ne ndeshjet e ardhshme sepse ekipi jone i ka te gjitha mundesite per t’u shpallur kampion.

Sa i takon debutimit me ekipin e pare te Vllaznise, realizova endrren time te madhe, por sigurisht qe nuk dua te ndalem ketu por te vazhdoj rrugen qe kam nisur dhe te bej sa me mire per kete skuader”.

Te plote prononcimin e sulmuesit Kevin Dodaj mund ta ndiqni ne kanalin e gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: