Tjeter here aktivizim si titullar dhe tjeter paraqitje e mire per futbollistin e kombetares shqiptare Mario Mitaj ne rradhet e Lokomotives se Moskes. Keshtu ka ndodhur edhe mbremjen e sotme kur ai ka dhene kontributin e tij ne fitoren 2-0 te kesaj skuadre ne ndeshjen ndaj ekipit Ural.

Mitaj vazhdon te aktivizohet nga ana e trajnerit te tij si njeri prej dy mesfushoreve shkaterrues, megjithate po e ben mire edhe ate, ndonese pozicioni i tij i preferuar eshte ai i mbrojtesit te majte.

Lojtari kuqezi eshte aktivizuar deri ne minuten e 87-te kur dhe eshte larguar nga fusha duke u zevendesuar nga Zhemaletdinov, por duke marre edhe duatrokitjet e tifozeve te skuadres se tij.

Nga “Sofascore” Mitaj eshte vleresuar me noten 6.8 ne kete ndeshje. Me fitoren e sotme Lokomotiva eshte ngjitur ne kuoten e 31 pikeve duke mbajtur per momentin vendin e katert ne renditje.

E sotmja ka qene ndeshja e fundit e kampionatit rus per kete vit dhe tashme mbetet per t’u pare nese do te jete edhe ndeshja e fundit e Mario Mitajt me Lokomotiven. Kjo sepse jane shtuar zerat se ne merkaton e janarit mund te largohet nga Rusia sepse ne adrese te tij kane ardhur disa oferta te mira nga ekipe te ndryshme europiane.
Gjergj KOLA