Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida mes Kukësit dhe Partizanit e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.

bandicam 2019-03-29 20-00-03-607

Verilindorët kaluan të parët në avantazh me anë të Rexhinaldos, i cili në minutën e 55-të realizoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi duke zhbllokuar rezultatin.

bandicam 2019-03-29 20-01-02-435

Vetëm 13 minuta ka zgjatur festa e kuksianeve, pasi në minutën e 68-të, Jasir Asani vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë duke shndërruar në gol një 11-metërsh të fituar nga vetë ai.

bandicam 2019-03-29 20-00-20-424

Me barazimin e sotëm, Partizanin ruan diferencën në +9 nga ndjekësit e Kukësit, 10 sfida para përfundimit të kampionatit, duke vendosur njërën dorë te trofeu i titullit kampion.

KUKËSI-PARTIZANI 1-1

Rexhinaldo 55′ / Asani 68′ (p)