Ekipi i Murlanit e ka mbyllur me fitore vitin 2022. Ne ndeshjen e fundit, ai ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj ekipit te Gramshit, ne fushen e ketij te fundit dhe si rrjedhoje, me kete trepikesh, i eshte larguar disi fundit te renditjes.
Fatin e ketij takimi e ka vendosur nje gol i shenuar nga futbollisti Arsid Temja qe ne pjesen e pare. Me pas, ka patur edhe shume raste te tjera shenimi, por qe nuk jane konkretizuar dhe si rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur ne shifrat 1-0 ne favor te Murlanit.
Pas javes se tete te kampionatit, ekipi i Murlanit i cili e ka kryer javen e pushimit, ka luajtur deri me tani shtate ndeshje, nga te cilat ka fituar 2 dhe ka humbur 5, nderkohe qe golaverazhi i tij eshte 6-11 duke u pozicionuar ne vendin e nente te renditjes.
Poshte tij jane vetem Ada me 1 pike ne 7 ndeshje te luajtura dhe Gramshi me 0 pike. Nje renditje e tille sigurisht qe nuk i shkon per shtat ekipit te drejtuar nga trajneri Vahedin Pepaj qe me rifillimin e kampionatit sigurisht qe do te kerkojne ngjitjen ne tabelen e klasifikimit./SHKODRA-SPORT.COM/
GRAMSHI- MURLANI 0-1
Goli: Temja ’25
Murlani: Çaku, Ramja, Temja, Trianoski, Cubi, Pepaj, Usamah, Noronha, Santoro, Oliveira dhe Keshtejaku. Trajner: Vahedin Pepaj. U aktivizuan edhe Lleshi, Zefi, Nuhi, Guri.