Vllaznia ka treguar një sezon me shumë ulje dhe ngritje. Kuqeblutë e Josës nuk kanë arritur të ruajnë stabilitetin gjatë 15 javëve në kampionat.

Një nga pikat e cila duket më problematike është faza e sulmit, ku Vllaznia ka arritur të realizojë 16 gola në total, por vetëm 7-të prej tyre kanë ardhur nga sulmuesit, Hoxhaj- Kaina- Aralica.

Një opsion për këtë repart pritet të jetë Rubin Hebaj. Sulmuesi i dalë nga radhët e akademisë mund të rikthehet dhe një herë në ekipin e tij.

Media e shkruar njofton që Hebaj mund të zyrtarizojë largimin nga radhët e Teutës ditët në vijim, gjë e cila mund të sillte një ndryshim të madh në sulmin shkodran./newsport/