Leiçester turpëroi Mançester Sitin në fushën e këtyre të fundit me rezultatin 2-5. Sulmuesi i “Dhelprave” Xhemi Vardi ishte protagonisti i këtij triumfi duke realizuar tripletë.
Megjithëse takimi nisi më mirë me “Qytetarët”, të cilët kaluanj në avantazh në minutën e katërt të takimit me Riad Mahrezin, Leiçesteri mori frenat e ndeshjes duke realizuar 4 herë radhazi.
Më pas, i riu Natan Eik ngushtoi rezultatin në 2-4, por realizoi 2 minuta nga fundi i ndeshjes golin e pestë për Leiçesterin.
Me këtë triumf, ekipi i Brendan Roxhersit merr kryesimin e kampionatit me 9 pikë të plota pas 3 javësh, ndërsa golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Premier Ligës.
Para humbjes së papritur të Mançester Sitit, Bajerni i Mynihut u mposht me rezultatin 4-1 nga Hofenhaimi.