Gjatë ditës së sotme sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi ka reaguar ndaj vendimit të dy ditëve më parë të Këshillit Bashkiak Shkodër që do të çojë në Gjykatë kryebashkiaken Ademi në lidhje me disa vendime të marra prej saj rreth Vllaznia. Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, ai i bente thirrje Këshillit Bashkiak të hiqte dorë nga lojërat politike. Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer disa prej këshilltarëve. Xhaferi në statusin e tij shkruante:

“Keshilli Bashkiak apo Kryetaria e Bashkisë, asambleja e Vllaznise së futbollit?! Lojra politike e iniciar nga këshilli që në fakt nuk prek thelbin por krijon nje gjendje paniku tek çdo investitor, sponsor apo partner qe don ta ndihmoje me zemer Vllaznine.

Zgjidhja e vetme për sukses te qëndrueshem në planin sportiv, administrativ dhe financiar afatgjate është kalimi i shumices së aksioneve tek investitor serioz dhe korrekt
Ky proces duhet te nisë menjehere sepse Vllaznia ka mbet skuadra e vetme e superligës me aksioner 100% Bashkinë.

Ne do ta mbështesim fuqishëm Vllazninë e futbollit dhe ky sezon duhet të jetë fillimi i ndryshimit për ta cuar drejt fitoreve të mëdha”

Por ka reaguar në lidhje me këtë postim këshilltari i Bashkisë Shkodër, mjeku i njohur Gëzim Galiqi i cili ka shkruar:

“Nuk jam dakort me percaktimin e bere. Ashtu siç mbeshtes ne menyre publike kandidaturen tende ne procesin e privatizimit te Vllaznise ne respekt te figures tende. Deri sa me sot Vllaznia ka qene nje projekt politik abuziv dhe per rrjedhoje i deshtuar ne mbi 5 vite ne vijim.

Inisiativa e Keshillit konsistoj ne perpjekjen per te rritur kontrollin ne keto financa abuzive dhe ne mentalitetin qe cfaredo Keshillit propozon administrata e Klubit kalon ne bord dhe Keshill se “jane tonet”.

Duke caktuar nje bord te SHA qe do te rriste kontrollin dhe presionin mbi praktikat abuzive Keshilli u perpoq dhe perpiqet per te ndaluar praktikat abuzive…! E thjeshte…..!”

Por sponsori Xhaferi nuk mund te qendronte pasiv ndaj ketij komenti dhe ka reaguar duke shkruar: “Doktor jam shume pro për të shtuar kontrollin për punen e gjithsecilit, përfshirë bordin drejtues ne kuader te optimizimit te financave apo punes që është bërë deri tashti dhe për këtë jane edhe autoritetet e tjera shteterore.

Në këtë moment procesi ma i mirë që e shëndosh në të gjitha aspektet Vllazninë është rruga drejt privatizimit, pikërisht për të kontrolluar me mirë këto që po shpreh. Ky process duhet filluar menjehere,qoftë dhe me iniciativen tuaj si qytetar i nderuar”.

Pas kesaj, keshilltari dhe njekohesisht doktori i njohur ka nderhyre serish duke shkruar: “Do te mbeshtes inisiativen e privatizimit dhe kandidaturen e Z. Xhaferi per privatizim. Jam ne favor te kesaj inisiative”.

Fjala e z. Galiqi ne Keshillin Bashkiak Shkoder ne fakt degjohet shume dhe per kete arsye, e mira do te ishte qe sa me shpejt, ai te merret inisiativen per privatizim, ne menyre qe te mbyllen edhe njehere e mire polemikat e debatet rreth Vllaznise.