Një aktivitet shumë interesant ka qenë ai I paradites të së dielës në fushën sportive “Reshit Rusi” ku Akademia Vllaznia ka organizuar një aktivitet duke hapur dyert e saj për të gjithë fëmijët e Shkodrës të moshave nga 8-12 vjeç.

Interesimi ka qenë I madh dhe në mes fëmijëve që kanë marrë pjesë kanë qenë edhe disa nga komuniteti rom dhe egjiptian. Qëllimi idrejtuesve të Akademisë Vllaznia ka qenë për të seleksionuar më të mirët që më pas do të mbushin rradhët e ekipeve të tyre.

Kjo eshte bere e ditur edhe ne vete faqen e Akademise Vllaznia kur ne lidhje me kete aktivitet shkruhet: “Sot ne ora 10.00 ne fushen sportive “Reshit Rusi” u zhvillua aktiviteti i organizuar nga Akademia Vllaznia per rregjistrimin dhe testimin e futbollisteve per moshat U9,U11,U12,U13. Interesi ishte shume i madh, femijet zhvilluan stervitje nen veshgimin e stafit te trajnereve te Klubit Vllaznia, te cilet evidentonin vlerat e teknike te cdo lojtari.

Femijet qe moren pjese dhe qe deshirojne te jene pjese e Vllaznise do fillojne stervitjen qe neser. Nderkohe ne vazhdim Akademia Vllaznia do te organizoje edhe ndeshje miqesore me ekipe te shkollave 9 vjecare ne menyre qe te evidentohen talente te vegjel te ketij sporti ne Shkoder.

Nderkohe rregjistrimet do jene te hapura edhe per te gjithe ata femije qe nuk kane mundur te marrin pjese ne aktivitetin e sotem”.

Për sportistët më të mirë të secilës grupmoshë nga organizatorët ka patur edhe dhurata, por ajo që ka rënë në sy është dëshira e madhe e fëmijëve për të qenë pjesë e Vllaznisë dhe ëndrra e tyre që një ditë të veshin fanellën e kësaj skuadre.